Flash News

KRYESORE

Skandal në futbollin kosovar, thirrje raciste për ish-lojtarin e Luftëtarit

Skandal në futbollin kosovar, thirrje raciste për ish-lojtarin e

Gjilani i Gentian Mezanit ka fituar 3-1 ndaj Vushtrrisë në Superligën e Kosovës duke marrë kreun e klasifikimit, por ndeshja nuk u zhvillua në mënyrën më të mirë. Më saktë, pjesa sportive ishte në rregull, por jo ajo humane.

Jackson Ferreira ka vuajtur thirrje raciste nga tifozët e pranishëm në stadium. Sa herë prekte topin, braziliani duhej të dëgjonte "buuuu" (si majmuni). Gjyqtari sigurisht që duhet të reagonte. Ai ka njoftuar Policinë e Kosovës që të zbrazin tribunën kryesore të stadiumit "Ferki Aliu".

Kjo që ka ndodhur është shumë e rëndë, kur merr parasysh që jemi në vitin 2019 dhe jo në mesjetë.

Të fundit