Flash News

KRYESORE

Skandali i gjyqtarit nga Fieri, reagon KLGJ: Nxisim verifikimin e plotë të ngjarjes

Skandali i gjyqtarit nga Fieri, reagon KLGJ: Nxisim verifikimin e plotë

Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi është njohur me videon ku paraqitet gjyqtari Roland Hysi duke i kërkuar ryshfet dhe marrëdhënie seksuale një nëne të divorcuar, shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për rastin në fjalë.

Këshilli Lartë Gjyqësor, duke vlerësuar sjelljet dhe veprimet e gjyqtarit në raport me ligjin, nxit shqyrtimin dhe verifikimin e plotë të gjithë kësaj ngjarje, nga strukturat përkatëse.

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur sot një procedim penal për gjyqtarin nga Fieri, nën akuzën e “Korrupsionit pasiv”.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi u njoh me videon e shfaqur në mbremjen e datës 08.01.2019, në emisionin investigativ “STOP”, televizioni kombëtar KLAN, shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për ngjarjen dhe për implikimin e mundshëm të gjyqtarit apo gjyqtarëve të përmendur në këtë emision.

Këshilli Lartë Gjyqësor, duke vlerësuar sjelljet dhe veprimet e gjyqtarit në raport me ligjin, nxit shqyrtimin dhe verifikimin e plotë të gjithë kësaj ngjarje, nga strukturat përkatëse. Shkeljet e rënda të etikës dhe që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit, ishin arsye për të cilën reforma në drejtësi doli si domosdoshmëri, dhe do të jetë arsye që kjo reformë, me të gjithë institucionet e reja të sapo ngritura, të vijojë përpara betejën ndaj çdo lloj korrupsioni të shfaqur, në të gjitha nivelet, me qëllimin final sigurimin e sundimit të ligjit, pavarësinë dhe eficiencën e gjyqësorit.

Duke falenderuar emisionet televizive investigative, si dhe të gjithë qytetarët, për kontributin e tyre, në bërjen publike të rasteve korruptive, KLGJ garanton opinionin publik se do të bashkëpunojë pa asnjë rezervë me çdo institucion shtetëror, për verifikime sa më transparente dhe profesional ndaj çdo gjyqtari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme apo korruptive.

Të fundit