Flash News

KRYESORE

Skenari, PS shqyrtoi mundësinë e largimit të Pjetrit, pa mbajtur Ademin në zyrë

Para dorëheqjes, strukturat e Partisë Socialistë në Shkodër diskutuan edhe një skenar tjetër për Valdrin Pjetrin. Televizioni A2 CNN raportoi në një kronikë në orën 15:50 se socialistët po diskutonin skenarin e nxjerrjes nga skena të Valdrin Pjetrit, por pa rrezikuar që t’i zgjasin mandatin Voltana Ademit në krye të Shkodrës.

Në këtë rast, Pjetri do të konstituohej më datë 21 gusht së bashku me Këshillin Bashkiak dhe do të jepte dorëheqjen menjëherë pas betimit.

Kështu do të ishim në kushtet e ndërprerjes para kohe të mandatit dhe nëse Presidenti Meta do të refuzonte përsëritjen e zgjedhjeve në Shkodër, Këshilli Bashkiak do t’ia kalonte kompetencat e kryetarit një prej n/kryetarëve, bazuar në nenin 61, pika 5 të ligjit për Qeverisjen Vendore.

“Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zv/kryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zv/kryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zv/kryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.”

Skenari i mazhorancës nuk u realizua, mbase i ndikuar dhe i shtyrë nga presioni gjithnjë në rritje, që në momentin e publikimit të dokumenteve ku ai rezultonte i dënuar për trafik drogë në Itali në vitin 2003.

Të fundit