Flash News

KRYESORE

Sondazhi për Shkodrën, ja si ndahen mandatet në kryeqendrën e veriut

Sondazhi për Shkodrën, ja si ndahen mandatet në kryeqendrën

IPR Marketing dhe Ora News kanë publikuar rezultatet e sondazhit të tretë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në qarkun e Shkodrës, Partia Demokratike ka rritjen më të madhe deri më tani, të paktën sipas këtij sondazhi. Edhe Partia Socialiste ka rritje, duke u barazuar me demokratët.

E përkthyer në përqindje, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të marrin nga 41% secila, nga 5 mandate secila.

Lëvizja Socialsite për Integrim është votuar nga 7% e qytetarëve shkodranë, ose 1 mandat deputeti.

Më pas vjen Partia LIBRA me 2.5%, PSD 2%, PBDNJ 1.5%, FRD 1% dhe PDIU 0.6%.

Ky sondazh është realizuar duke intervistuar  1000 qytetarë.

Të fundit