Flash News

KRYESORE

Studentët sërish në protestë, data që është vendosur

Informacione të shumë vijnë për studentë që po organizohen sërish për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit. Shkak mendohet të jetë bërë dështimi i Qeverisë dhe Universiteteve me të ashtuquajturin ‘Plani për Universitetin’.

Për shkak se studentët nuk kanë një grup organizator, informacionet shpesh janë kontradiktore. Gjithsesi, në rrjetet sociale po qarkullon një njoftim për një protestë të planifikuar më 22 maj, të mërkurën, në orën 12:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

“Së bashku për ndryshimin” është parulla që do të shoqërojë këtë protestë, organizatorët e së cilës nuk dihen.

Ndërkohë, ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka ka një qasje tjetër sa i përket protestës. Ai kërkon nga studentët që të ngrihen kundër sistemit të tre partive kryesore, në të kundërt çdo protestë është e destinuar të dështojë.

“Nëse rinia shqiptare nuk ngrihet kundër sistemit PS/PD/LSI, çdo protestë tjetër është e destinuar të dështojë! Nuk ka arsim cilësor dhe të ardhme me këtë klasë politike! Unë do i bashkohem protestës nëse rinia kërkon BURG per Ramën, Metën, Bashën dhe gjithë klasën e korruptuar të politikës shqiptare”, shkruan Muka.

Të fundit