Flash News

KRYESORE

Studimi: Gjatë procesit të gjumit pastrohen toksinat nga trupi

Studimi: Gjatë procesit të gjumit pastrohen toksinat nga trupi

Një studim i ri i Universitetit të Bostonit ka arritur në përfundimin se gjatë procesit të gjumit trupi ynë pastrohet nga toksinat.

Sipas ekspertes që u mor me studimin Laura Lewis, gjumi i thellë shoqërohet me ruajtjen e kujtesës.

Një studim i rëndësishëm i vitit 2013 mbi minjtë,  tregoi se ndërsa flinin toksinat si beta amiloid, të cilat mund të kontribuojnë në sëmundjen e Alzheimerit, u zhdukën.

Në studimin e universitetit të Bostonit pjesëmarrësit duhej të shtriheshin dhe të binin në gjumë brenda një makinerie MRI.

Ata do të merrnin cikle reale të gjumit dhe studiuesit duhej të bënin provat në mesnatë, madje ata u kërkuan personave që morën pjesë në studim që të qëndronin deri natën vonë.

Ndërkohë MRI mati nivelin e oksigjenit në gjak në trurin e tyre dhe tregoi se sa lëngu cerebrospinal ishte duke rrjedhur brenda dhe jashtë trurit.

Gjatë gjumit të lehtë, valë të mëdha, të ngadalta të lëngut cerebrospinal ishin duke ecur në tru, ku  neuronet fillonin  të sinkronizoheshin, ndizeshin e fikeshin në të njëjtën kohë.

"Kjo do të  thotë se gjumi nuk është thjesht të relaksoheni. Gjumi është në të vërtetë një funksion shumë i veçantë. Neuronet nuk fiken të gjitha në të njëjtën kohë kur jemi zgjuar.

Kështu që nivelet e gjakut të trurit nuk bien mjaftueshëm për të lejuar që valët e konsiderueshme të lëngut cerebrospinal të qarkullojnë rreth trurit dhe të pastrojnë të gjitha nënproduktet metabolike që grumbullohen, si beta amiloidi”, ka thënë studiuesi Nedergaard, shkruan shqiptarja.com.

Të fundit