Flash News

KRYESORE

Sulmohet ambasada e SHBA në Athinë, shoqërohen në polici 10 persona

Sulmohet me bojë të kuqe ambasada e SHBA në Athinë.

Mediat greke shkruajnë se pjesëtarë të grupit “Rubikoni” kanë hedhur në drejtim të godinës tullumbace me bojë të kuqe, siç duket edhe nga foto.

Ministria e Jashtme ka reaguar ndaj këtij veprimi dhe ka theksuar se një akt i tillë nuk ndikon në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit dhe lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar 10 persona të dyshuar, dy prej të cilëve janë nën arrest.

Të fundit