Flash News

KRYESORE

Sulo: Ngërçin në Kushtetuese nuk e zhbllokon më asnjë

Sulo: Ngërçin në Kushtetuese nuk e zhbllokon më asnjë

Gazetari Arjon Sulo mendon se konflikti parlament – president ka tronditur besimin e opinionit publik si dhe të ambasadorëve sa i përket ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

“Ngërçin e Gjykatës Kushtetuese nuk e zhbllokon dot më asgjë. Me 5 anëtarë, gjykata nuk është funksionale, por edhe anëtari i gjashtë që pritej dhe shpresohej të ndryshonte rezultatin, ka shanse zero që të arrihet të zgjidhet ngërçi”, tha ai në Abc News.

Ai madje mendon se edhe nëse ndërkombëtarët bëjnë presion, asgjë nuk do të ndodhë.

“Çdo ndërhyrje në reformën për drejtësi do të rrëzonte legjitimitetin e reformës, theksoj çdo ndërhyrje, që mund të bëhet në favor të zgjidhjes nga mazhoranca, e cila do të ishte e njëanshme, tha ai duke shtuar.

“Dokumenti i Bundestagut ka qenë fokusimi të reforma, të mbahen shtyllat e sistemit demokratik. Nuk ka ndonjë gjë të re nëse nuk zgjidhet çështja e manipulimit të votës”.

Sulo komentoi edhe takimet e presidentit Ilir Meta me ish presidentët e tjerë.

“Shqiptaret kanë tri vite që po presin produktet e reformës dhe nëse produktet dalin të kapura atëherë ndërkombëtarët e kanë çuar krizën shumë më thellë dhe rritet mundësia për zgjedhje të parakohshme”.

Të fundit