Flash News

KRYESORE

Takim-debat në Francë mbi emigracionin politik në Europë dhe rasti i romanit "Valsi i lumturisë"

Takim-debat në Francë mbi emigracionin politik në Europë dhe

Në prill të këtij viti, "Valsi i lumturisë" i shkrimtarit  Ylljet Aliçka, iu shtua librarive të Francës. Librin në Francë mban titullin “La valse du bonheur”, e përkthyer nga  Michel Aubry (Mishel Obri). dhe botuar nga shtëpia botuese  “L’esprit du temps”.

Ky botim është vënë në qendër të "Emigracionit politik në Europë" dhe në kuadrin e ciklit të konferencave "lexime europiane" është organizuar dhe një takim-debat mbi këtë roman.

Shtëpia e Europës në Paris, drejtuar nga  ish-Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës dhe njëkohësisht ish-Ministre e Kulturës së Francës, Catherine Lalumière, organizon më datë 17 Shtator një takim-debat mbi romanin «Valsi i lumturisë» i shkrimtarit Ylljet Aliçka, botuar kohët e fundit në Francë. Debati  me temë «Emigracioni politik në Europë», do të ketë si pjesëmarrës, Catherine Lalumière, Ylljet Aliçka dhe profesorin e Universitetit Science Po, filozofin Yannick Prost, të cilët janë ftuar të diskutojnë në prani të medias dhe të ftuarve të tjerë nga mjediset akademike franceze mbi temën e ndjeshme të emigracionit në Europë dhe rastit shqiptar.

Të fundit