Flash News

KRYESORE

Takimet Kadare – Pllumi, Gjejmarkaj tregon momentet mbresëlënëse

Takimet Kadare – Pllumi, Gjejmarkaj tregon momentet

Analisti Agron Gjekmarkaj ka treguar disa momente të veçanta gjatë takimeve të shkrimtarit Ismail Kadare me disidentin e shkrimtarin e njohur At Zef Pllumit.

Për të, në këto takime biseduan dy kolosë të letërsisë shqipe, dhe ai tregon momentet të cilat i kanë bërë më shumë përshtypje.

“Kam qenë i pranishëm në takimet që ka zhvilluar Kadare me At Zef Pëllumbin. Ishte një fat i madh që dy personazhe të tillë u takuan. Jam me fat që isha në këto takime. Emblema e takimeve ishte kur Kadare vizitoi edhe varrin e Fishtës në Kishën e Françeskane.

At Zef Pëllumbi i tha Ismailit se do të shkojë se është i vjetër, por është i bindur se nuk cenohet ndonjëherë kultura evropiane e Shqipërisë. Mendoj se Kadare përfaqëson pikërisht kulturën evropiane, atë kulturë e vlera ku ne duam të shkojmë”, tha Gjekmarkaj në emisionin “Real Story”, në News 24.

Të fundit