Flash News

KRYESORE

“Taksimi i Ramës, taksimi i mjerimit”, Florjon Mima tregon planin e PD për kthimin e shqiptarëve në punë

“Taksimi i Ramës, taksimi i mjerimit”, Florjon Mima tregon

Politikani i njohur Florjon Mima, por dhe ekspert i ekonomisë ka bërë sot një reagim lidhur me vlerësimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e biznesit në Shqipëri, e cila theksoi se vendi ka shënuar rënien më të madhe të indikatorëve në tetë vitet e fundit.

Në reagimin në Facebook, duke postuar edhe një video, Mima shkruan se vlerësimi i sotëm konfirmon se kursi i pseudoreformave të Rilindjes e përplasi vendin në honin e thellë të mjerimit, e tregon se qeverisja e saj punon vetëm për interesat e dhjetë vetëve dhe se asaj nuk i interesojnë të ardhurat e shqiptarëve.

Mima po ashtu tregon planin e PD për kthimin e shqiptarëve në punë:

taksa të ulëta, shtet duarshkurter karshi qytetareve e bizneseve, zyrtare meritore-sherbetore te qytetareve e bizneseve.

PD nuk premton mrekulli por, ajo qe premton eshte qe, cdokush, te jete i lire te punoje, te prosperoje, te fitoje dhe, nga ky fitim, te kontribuoje vetem 9% si detyrim per arken e perbashket.Me pak taksa do te thote me shume para, me shume mundesi per familjen!”, shkruan Mima.

 

[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/06/WhatsApp-Video-2020-06-29-at-19.29.47.mp4"][/video]

Të fundit