Flash News

KRYESORE

Të gjitha dokumentet e Presidentit/ Meta: Më 2 mars Shqipëria nuk do të jetë më as “mavi” dhe as “mavri”

Nëpërmjet një konferencë të gjatë për shtyp, një monitori gjigant në Presidencë, dhe shpjegimit të këshilltarit të tij, Ilir Meta, tento të shpjegojë edhe një herë gjerë e gjatë, gjithçka ka ndodhur mes tij dhe institucioneve të tjera në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilltari Kigjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, renditi të gjitha ato që Presidenca i cilëson si provat e reja që  tregojnë maskaradën që është bërë.

Sipas Dervishit ndonëse u kërkua zbatimi i radhës për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, kjo procedurë nuk u ndoq.

Dervishi tha se  ka 20 vjet që punon jurist e se kurrë nuk ka rastisur rast si ky, kaq antikushtetues.

“Ardian Dvorani vetëm gënjen. Ai ka deformuar totalisht faktet. Dvorani vendosi qëllimisht që të mos mbledhë KED. Me këtë shkresë zoti Dvorani ka konfirmuar faktin se ka shpërdoruar detyrën. Për këtë arsye kemi depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë. Ardian Dvorani ka bërë interpretim të gabuar të ligjit. Dvorani ka gënjyer, tha se nga presidenti nuk ka ardhur asnjë informacion. Kam 20 vjet juristi, por eksperiencë më të shëmtuar se kjo nuk kam parë”, tha ndër të tjera Dervishaj.

Dhe në fund Presidenti nuk mund të mos linte pa bërë edhe një paralajmërim të fortë, për atë që sipas tij do të ndodhë më 2 mars. Teksa i ka bërë sërish thirrje qytetarëve të dalin në shesh në këtë datë Meta theksoi se Qeveria është e frikësuar nga populli dhe se më datë 2 mars, shqiptarët do të lidhin besën për ta bërë Shqipërinë kuq e zi.

“Shqipëria nuk do bëhet as mavi, as mavri, do të bëhet kuq e zi. Ju ka hyrë tmerri nga populli. Njerëzit kanë shkuar në burg pse nuk kanë paguar faturë dritash, ndërsa këtu vidhet e grabitet. Këtu vidhet sepse kanë krijuar idenë se shqiptarët sikur janë lodhur e dorëzuar, por këta nuk e dinë se ky është popull shqiponjash e shqiponjat do të mblidhen të gjithë këtu më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Unë i ftoj për fëmijët e tyre shqiptarët”, përfundoi Ilir Meta.

Më poshtë të gjitha dokumentet e publikuara sot në Presidencë dhe konferenca e plotë e Presidenti Meta dhe këshilltarit Dervishaj:

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit