Flash News

KRYESORE

Të gjithë “sy e vesh” për trajnerin e ri, Duka: Javën e ardhshme zyrtarizohet emri

Të gjithë “sy e vesh” për trajnerin e ri, Duka:

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, sot ka marrë pjesë në inagurimin e një fushe sportive në kopshtin “Ismet Sali Bruçaj” në Shkodër, ku I pranishëm ka qenë edhe ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana.

Ndër të tjera, Duka foli edhe për trajneri e ri të Përfaqësueses shqiptare, ku u shpreh se javën që vjen do të zyrtarizohet edhe emri i teknikut të ri të kuqezinjve.

Ndërkohë, ai theksoi se do të konfirmohet jo vetëm emri i trajnerit, por i të gjithë stafit teknik.

“Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaj nuk ka mbaruar. Javës tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës”, u shpreh Duka.

Të fundit