
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
Të lodhur me skandalet kërkojmë apokalipse; koronavirusin për shembull

Miljenko Jergoviç
Lajmëtarët te ne jetojnë nga skandalet dhe apokalipset. Skandalet janë zakonisht lokalë, ndërsa apokalipset janë gjithmonë globalë. Meqënëse skandali, si puna e metamfetaminës, vepron si simulues i fuqishëm, por për çdo herë të mëpasme, për të njejtin efekt, nevojitet dozë gjithnjë e më e madhe, gazetaria jonë ka rënë në hall: meqenëse prej kohësh tashmë e varur nga skandalet, publiku ka fituar një rezistencë të fortë dhe mezi është e mundur që të gjendet ose të shpiket një skandal kaq i madh që të mund të skandalizojë.
Për këtë apokalipset janë gjithmonë më të mirë, më të klikueshëm dhe me tirazh më të madh. Por të tillë ka pamjaftueshmërisht pak dhe gjenden më rrallë se në Bibël, e kësisoj lajmëtarët përpiqen që një fatkeqësi të zakonshme, siç është përshembull ndryshimi më i vogël i kohës, ta trajtojnë si apokalips- ky është ai alarmi meteoalarm i kuq dhe portokalli- por kryesisht u del huq. Publiku, sadoqë i është dëmtuar shumë truri pas disa dhjetëvjeçarësh me amfetamina, gjithsesi e kujton se edhe më parë ka pas rënë shi, se temperatura ka pas rënë nën zero, madje edhe ka fryrë erë e fortë.
Ja titujt e para disa ditëve, në një nga webportalet më eminentë kroate: „Kinezët hanë lakuriqë nate dhe gjarpërinj. A ka filluar kështu virusi vdekjeprurës?“. Pas një ose dy orësh vjen një thirrje tjetër: „Direkt! Bota në frikë nga virusi: Numri i të infektuarve rritet pa u ndalur“. Kemi pra, të bëjmë me një apokalips të ri, më efikasin deri tani në krahasim me ciklonet dhe anticiklonet atlantike dhe më afatgjatë sesa skandali i Kujunxhiçit me pronat e patundshme që nuk ia ka deklaruar, vrasjes së trefishtë në Split dhe problemet martesore dhe pasmartesore të individëve të dëgjuar. Në këtë apokalips lajmëtari jonë ka gjetur atë që gjithmonë mund të alarmojë publikun, tetot dhe plakat e shqetësuara, vënë në punë fantazinë e cila do të prodhojë një sërë teorish komploti që mund të pranohen lehtë.
Gazetarët janë këtu vetëm sa të shtojnë kremin mbi tortë.
E ku ka krem më të mirë sesa ai që kinezët hanë lakuriqë nate dhe gjarpërinj dhe se, me këtë, vetë kinezët janë fajtorë për këtë lugat që do na shkatërrojë botën. Në të vërtetë, para pothuajse një çerek shekulli, në vitin 1996, në një prej apokalipseve të hershme, para predominimit të internetit, kur gjithçka ndodhte në televizor dhe në tabloidët e shtypur, sëmundja u quajt encefalopati spongifromone e Jakovit, ose lopa e çmendur, që shpërtheu në Britaninë e Madhe, dhe kjo kryesisht sepse rritësit britanikë të gjedheve, për shkak të rënies së çmimit të prodhimit, u përcaktuan për kanibalizëm- jo, nuk se kullufitën njëri tjetrin- porse lopët e tyre i ushqyen me kockat e grira të gjedheve- por atëbotë askujt nuk i ra ndërmend të shpallë titullin: Europianët hanë mish lope. A filloi kështu edhe ai virusi vdekjeprurës?
Përse jo? Por, për faktin se është normale të hash mish lope ky titull do të tingëllonte si budallallëk. Në mënyrë të veçantë atyre budallenjve te të cilët i bëjnë llogaritë lajmëtarët masivë, meqënëse përfaqësojnë shumicën në radhët e çdo publiku masiv. Por edhe ata nuk janë për nga natyra edhe aq budallenj në të vërtetë, vetëm se janë thjesht njerëz me mençuri dembele, kësisoj më e lehtë është ta pranosh se është normale të hash mish lope dhe të mos ndjehesh përgjegjës për epideminë e lopës së çmendur, ndërsa është jonormale, për njeriun e qytetëruar, gjithsesi e padenjë dhe e pështirë, të hash lakuriqë nate dhe gjarpërinj. Është disi e logjikshme, për të mos thënë e pritshme, që nga një ushqim i këtillë të nisë një sëmundje e cila do ta vdesë gjithë botën, përfshirë edhe atë pjesë të pafaj dhe të qytetëruar që nuk ha lakuriqë nate dhe gjarpërinj.
Lopët e çmendura, ose në interpretimin humanoid Creutzfeldt- sëmundja e Jakobit, gjoja është një proces historiko-mjekësor me kohëzgjatje të madhe. Duhet pra të kalojnë vite e vite, ndoshta edhe dhjetëvjeçarë të tërë, që njerëzit të sëmuren. Kësisoj, pas vetëm disa vitesh të mbajtjes së një faze të tillë apokaliptike, lopa e çmendur kaloi në fazën e mundimit kolektiv joproduktiv, ankthiozitetit, i cili, e dimë edhe këtë, mjekohet me dijazepam, ose mundet edhe me normabel, i cili së bashku me çdo mundim pengon edhe brerjen e ndërgjegjes njerëzore. Për këtë në radhët e kunsumatorëve tanë të ilaçeve është më popullori se 505 me vijë.
Por, ndërsa lopa e çmendur ishte shumë intelektuale, statike, dhe sëmundje e mposhtur në kohë para se të transformohej në apokalips, koronavirusi është madje edhe tërheqës, dhe kësisoj krejtësisht i përshtatshëm për t’u transformuar në apokaliptikë themelore të ditëve tona. Më së pari për shkak të fuqisë transformuese dhe formave të ndryshme potencialisht të pafundme.
Epidemia e parë e ndjekur mediatikisht për një koronavirus filloi në vitin 2002, po ashtu në Kinë, dhe sëmundja u quajt Severe Acute Respiratory Sindrome ose në shkurtëse që do të shndërrohet në fjalë më vete SARS. Kjo sëmundje që nga shkurti i vitit 2003, u përhap në Lindjen e Largët, ku u identifikuan 8.000 të infektuar nga të cilët një ndër dhjetë të sëmurë vdiq. SARS-i arriti të depërtojë deri në Kanada, por gjithsesi zgjerimi në Perëndim u pengua, kryesisht ndpërmjet ndalimeve dhe represionit të ashpër ligjor, gjë e cila nuk është bash në harmonui me standardet demokratike. Apokalipsi përjashton demokracinë. Gjatë apokalipsit çdo lajmëtar mund t’u dorëzohet instinkteve më të ulëta të të gjithë të këqijave, gjithçka për luftën për klikueshmëri dhe tirazh.
Koronoviruset janë sfidues dhe të përshtatshëm për të zhvilluar apokalipse, sepse shpesh herë e kanë prejardhjen nga kafshët. Por shumica e epidemive të mëdha gjatë historisë njerzore, ato që në masën më të madhe i kanë dhënë formë jo vetëm shoqërisë njerzore, por i kanë dhënë formë edhe konceptit Perëndim, dhe në një shkallë të madhe edhe kanë përcaktuar kufijtë lindorë të Europës, kanë ardhur nëpërmjet mikrobeve të mbartura nga kafshët te njerëzit dhe kanë ardhur nga Lindja. Më e famshmja ndër të gjitha sëmundjet, kolera. Ka ardhur me bakterien Yersinia pestis, në Perëndim është përhapur në mesin e shekullit XIV- shumë shpejt pas Betejës së Kosovës- dhe ka shkaktuar vdekje në Europë katërqind vitet e mëvonshme, duke ndikuar dramatikisht në numrin e popullsive, në zhvillimin dhe konfigurimin, por edhe në përmbajtjen e disa kulturave europiane. Mbi kulturën dhe historinë e kolerës janë shkruar libra të rëndësishëm historikë, ajo ka qenë temë e letërsisë së madhe dhe e artit të lartë, imagjinata jonë në një masë të madhe është e kushtëzuar nga kolera, e kësisoj kur përfytyrojmë apokalipsin, kur frikësohemi prej tij, qoftë edhe kjo periudha jonë posthistorike, postemocionale, postracionale e tabloidëve, na ngjet me një formë të kolerës.
Atë e përfytyrojmë si një mì të zi, nëpërmjet të cilit, në letërsi, pikturë ose në film, më së shpeshti trupëzohet kjo sëmundje. Kolera është edhe në diçka shumë moderne dhe për më tepër e sotme: ka lëvizur nëpër rrugët tregtare dhe ka përfshirë krahina dhe qytete të cilat në atë kohë, në mënyrë mesjetare apo moderne kanë qenë të globalizuar dhe të lidhur me botën. Është gabim të supozosh se kolera është sëmundje e varfanjakëve të prapambetur. Pikërisht e kundërta, varfanjakët e prapambetur, duke jetuar larg rrugëve të qarkullimit, ishin të mbrojtur nga kolera, por ama vuanin nga sëmundje të tjera, më pak globale, neo-apokaliptike.
Koronavirusët shkaktojnë te kafshët kryesisht sëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe të traktit gastrointenstinal. Ditët dhe javët e para të vitit 2020 po kalojnë duke pritur përgjigjen e pyetjes nëpërmjet cilëve kafshë ka ardhur kjo sëmundja më e re. Për njerëzit kjo ka rëndësi kryesisht për shkaqe simbolike- nga të cilët herë herë edhe nuk ka më të rëndësishëm- dhe ky informacion do të veprojë fuqishëm në imagjinatën kolektive. Deri para njëzet ndoshta tridhjetë vitesh apokalipsin e kanë shkaktuar kafshët e pështira. Ose kafshët janë bërë të pështira sepse pikërisht paralajmëronin apokalipsin. Përshembull, minjtë. Por sot megjithatë, për apokaliptistët dhe tellallët e zhdukjes tonë kolektive, janë bërë edhe lopët, lakuriqët e natës, gjarpërinjtë...
Është interesante sesi njëkohësisht distancohemi nga kafshët dhe bëhemi më të vetëdijshëm për thelbin tonë kafshëror. Ajo që neve ndoshta na frikëson dhe fyen më shumë te viruset është ajo se nuk na dallojnë nga kafshët; për ta ne jemi e njëjta gjë si edhe tërë bota tjetër e gjallë.
Sa njerëz do të vdesin nga ky koronavirusi? Ndoshta shumë më pak sesa në rastet e tjera, sëmundjet më pak atraktive nga pikëpamja kulturologjike dhe mediatike. Në kohën kur kolera bënte namin nëpër Europë, në territoret ku arrinte nuk ekzistonte asgjë më e tmerrshme se ajo. Sot nuk është kështu, sot ekzistojnë edhe ato më të tmerrshmet e më të tmerrshmeve, e kësisoj apokalipset i konsiderojmë si shfaqje folklorike.
Presim të na informojnë sesa njerëz kanë vdekur. Dhe ajo që është më e tmerrshme, besojmë se e gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur nëse kinezët nuk do të hanin lakuriqë nate dhe gjarpërinj.
Ajo që mund të përfytyrojë njeriu me budallallëkun e tij është më e keqe se çdo epidemi.
Teoria e komplotiti është më e keqe se çdo epidemi.
*Miljenko Jergoviç është shkrimtar, publicist dhe opinionist. Ka lindur në Sarajevë dhe jeton në Zagreb. Ka botuar disa romane dhe përmbledhje me tregime.
**Përktheu për Politiko: Xhela Fejza
Të fundit


Jo vetëm trupin, noti ndihmon edhe trurin
5 Korrik 2025, 21:02
"Kujdes me ujin", Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës
5 Korrik 2025, 20:39
PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
5 Korrik 2025, 20:19
Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’
5 Korrik 2025, 19:50
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50