Flash News

KRYESORE

Të mos dish nga është ‘Exit’, jo më ‘Brexit’. Si ‘çmenden’ të rinjtë britanikë gjatë fundjavës (Foto)

Të rinj që flenë për ‘shtatë palë qejfe’ në mes të rrugës, vajza që bisedojnë shtruar ulur përtokë para derës së pub-it, çifte që mbajnë njëri-tjetrin të mos rrëzohen nga pija e tepërt, një vajzë që ka ngritur peshë konin e trafikndarëses dhe një tjetër të cilit policët e ndihmojnë për të ngritur pantallonat.

Këto janë pamje të zakonshme nëpër rrugët e Londrës gjatë orëve të vonë të mbrëmjes në fundjavë.

Britanikët shquhen për festat e tyre të çmendura dhe për alkolin dhe drograt pa hesap që konsumohet nëpër klubet e natës gjatë fundjavave.

E përditshmja britanike “The Sun” ka postuar këtë të shtunë një set me fotografi nga jeta e natës së të rinjve anglezë.

Të fundit