Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në jug-perëndim të Gjermanisë, vriten 6 persona

Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në Rot am See, një qytet në jug-perëndim të Nurembergut në Gjermani.

Duke cituar webfaqen Bild, BBC raporton se viktimat janë pjesë e të njëjtës familje, edhe pse s’ka konfirmim zyrtar nga policia.

Policia ka ndaluar agresorin,i cili u kap pranë një ndërtesë afër stacionit hekurudhor.

Po ashtu raportohen edhe persona të plagosur.

Sipas raporteve policore autori është rreth të tridhjetave. Ende nuk dihet shkaku që shtyu autorin të ndërmarrë aktin e rëndë.

Rot am See është një qytet i vogël me rreth 5,000 banorë.

Burimi: BBC

Të fundit