Flash News

KRYESORE

Tedi Blushi largohet nga ‘Gazeta Shqiptare’ dhe ‘Balkanweb’, a e ‘bleu’ sërish Kasem Hysenbelliu nga i vëllai Irfani?

Tedi Blushi nuk është më zv/kryeredaktor i ‘Gazetës Shqiptare’ dhe së fundmi është raportuar se ai është larguar nga posti i kryeredaktorit në portalin ‘Balkanweb’.

Emri i Blushit nuk shfaqet më në ‘GSH’ si zv/kryeredaktor që prej 1 majit të 2017-të, ndërkohë largimi i tij përfundimtar nga ‘Focus Group’ ka ndodhur pak ditë më parë.

Por cili do të jetë destinacioni i ri i Tedi Blushit?

Një foto e publikuar më 20 shtator nga Bledian Koka, drejtor informacioni në televizionin e ri ‘Fax News’, ka shtuar dyshimet se ky do të jetë destinacioni i ri i Blushit.

Në foton që publikoi në profilin e tij, Koka ishte në tavolinë së bashku me Blushin, Enton Abilekaj, i cili është drejtor ekzekutiv i ‘Fax News’ dhe Erl Muratin, kryeredaktor i ‘Gazetës Shqiptare’.

“Ku i dihet... p.s...no comment”, shkruante Koka mbi foton duke mos sqaruar më shumë për bashkimin e katër gazetarëve.

Ende nuk konfirmohet kalimi i Tedi Blushit te televizioni i ri, por nëse kjo ndodh, do të ishte ‘blerja’ e radhës që Kasem Hysenbelliu bën nga ‘Focus Group’, që drejtohet nga vëllai i tij, Irfan Hysenbelliu.

Gjithashtu, zyrtarizimi do linte të hapur një lëvizje edhe më të madhe, largimin e Erl Muratit nga ‘Gazeta Shqiptare’, pasi do mbetej gazetari i vetëm i ‘Focus’ në tavolinën që ndan me kolegët e ‘Fax’.

Të fundit