Telenovelat turke ndikojnë dhe meksikanët, nuk kanë më të preferuar aktorët e tyre

Nëse kthehemi ps në kohë, në vitet `80-`90, Meksika ishte importuesja më e madhe e telenovelave në botë. Televizione të ndryshme në gjithë botën blinin me qindra prodhime meksikane duke gozhduar publikun në historitë dhe intrigat e telenovelave. Pas Meksikës renditej Brazili e më pas Amerika Latine.

Këto telenovela janë preferuar shumë dhe nga audienca shqiptare. Televizionet në Shqipëri transmetonin telenovela meksikane, braziliane dhe spanjolle.

Mirëpo, tani vendin e kanë zënë ato turket. Telenovelat turke janë shumë të suksesshme jo vetëm në Turqi por në shumë vende të botës. Një ndër serialet më të suksesshme në Turqi dhe shumë i dashur në Shqipëri po ashtu është seriali “Kara Sevda” me dy personazhet kryesore Kemali dhe Nihani.

Dashuria e tyre e pamundur e cila përfundon me tragjedi, ka zhgënjyer shumë fansat e këtij seriali i cili është transmetuar për dy vite në kanalin turk Star Tv.

Tashmë, Kemali (Burak Ozcivit) dhe Nihani (Neslihan Atagul) janë dy aktorët më të preferuar në Meksikë.

Në faqen zyrtare të “Univision”, rrjeti më i madh mediatik në Meksikë, në krye të listës ka këto dy aktorë. Dikur, tek faqja e “Univision” gjendeshin vetëm personazhet e telenovelave të njohura. Seriali turk e nisi transmetimin në “Univision” në 8 korrik.