
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
Tendencat e flokëve për 2020-ën dhe prapaskenat e një filmi dhe dokumentari, shqiptari që jeton në Itali rrëfen historinë e tij frymëzuese
Ka punuar me parukierët më të mirë italianë dhe ka marrë pjesë në xhirime filmi dhe dokumentari, historia frymëzuese e shqiptarit që jeton në Itali, Braen Zaimaj.
"Fati nuk ekziston, por momenti kur talenti takon mundësinë."
Për Braen Zaimajn, 24-vjeçarin nga Poliçani, një qytezë në rrethin e Skraparit, nuk ka rastësi në arritje profesionale por shumë punë dhe shumë sakrifica. Prej 11 vitesh, Braen jeton në Itali në qytetin e Ancona-s. Megjithëse prej 2009 ka investuar në formimin e tij si profesionist i flokëve, 24-vjeçari nuk e harron vendlindjen dhe flet me një pasion të madh për të.
Që në fillim të bisedës tonë me të, Zaimaj preferoi që fillimisht të fliste për Poliçanin, për kujtimet e fëmijërisë dhe se si parimet që i mori në këtë vend e shoqërojnë sot e kësaj dite, i cili zhvillon karrierën si parukier në Itali.
"Pjesën më të pasur të fëmijërisë e kam kaluar në vendlindjen time, ku shumë parime të tilla si kultura, krenaria, besa dhe dinjiteti formuan karakterin tim,"- shprehet Rei, siç shoqëria e thërret.
Por për 24-vjeçarin nga Poliçani nuk ka qenë aspak e lehtë të arrijë këtu ku është sot. Ishte vetëm 13-vjeç kur u largua nga Shqipëria, në prag adoleshence, një moshë delikate që nuk i dha shumë besim në vetvete, e në një ambient të huaj si Italia:
"Në Itali kam ardhur në një moshë delikate siç është adoleshenca dhe nuk ka qenë aspak e lehtë të ambientohesha në një tokë të huaj. Shkolla nuk ka qenë një nga pikat e forta të miat, kështu që në moshën 15-vjeçare im atë me mori në punë si marangoz, një pune krijuese por pa fitim."
Por nga puna si marangoz, si lindi dëshira për t`u marrë me flokët e të tjerëve dhe Braen të hynte në fushën e parukerisë dhe stilimit, e po ashtu dhe të koloreve? Kjo në fakt ka ndodhur në rrethana që për një adoleshent nuk janë aspak favorizuese, por megjithatë kjo e ndihmoi Braenin të rritet. Siç ai vetë rrëfen, pa asnjë eksperiencë në prerjen apo qethjen e flokëve, për shkak të vështirësive të fillimit, u detyrua që ai t`ja priste flokët të atit dhe e kundërta.
"Ishim familje e kufizuar ekonomikisht dhe nuk mund të përballonim shumë gjëra si p.sh berberin. Dhe mundoheshim të bënim të mundurën me aq pak sa kishim. Unë prisja flokët e babit dhe të vëllait ndërsa babi mi priste mua. Ja përse në fillim të përshkrimit përmenda ato fjalë sepse pikërisht në ato momente unë gjeta rrugën time."
Pas "ndezjes" së parë që i dha ky pasion për parukerinë, Braen filloi një shkollë 3-vjeçare në këtë fushë. Por me kalimin e kohës, pasioni i tij po perfeksionohej, dhe me mbarimin e shkollës, ai nisi direkt punë si parukier, ndërkohë vazhdonte të përmirësonte teknikën e berberit.
"Po perfeksionoja teknikën e berberit pasi pas pune i prisja flokët shokëve të mi. Në këtë profesion, shkolla të mëson 1/5 e punës, të tjerat t`i mëson praktika."
Braen ka si fokus në këtë punë lyerjen, prerjen dhe modelimin final, si për kategorinë e femrave ashtu edhe të meshkujve. Për shqiptarin që jeton në Itali, çdo punë dhe profesion kërkon edhe trajnime për të zhvilluar teknikën dhe për të perfeksionuar profesionin e parukerit. Braen është trajnuar me emrat më të mirë ta parukerisë në Itali dhe në botë.
24-vjeçari thekson: "Një parukier duhet të dijë çdo gjë rreth punës së tij dhe duhet të jetë gjithmonë i informuar me anë të kurseve. Në këto 5 vitet që praktikoj këtë profesion kam frekuentuar kurse dhe trajnime të ndryshme me profesionist botërorë, parukierë të kalibrit si Richard Manah, Philip Wolf dhe me berberë si Josh Lamonaca, Kevin Lunchman, Charlie Gray, Fernando Quaranta dhe Hiro, njerëz që i kanë bërë vend vetes në punën e tyre."
Nëse nuk është mundësia për ta "blerë" përvojën, Braen thotë se duhet "vjedhur" me sytë tanë dhe kjo gjë e ka ndihmuar shumë në rritjen e tij profesionale dhe i ka dhënë mundësinë të jetë dhe pjese e backstage-it te xhirimit te filmit "Alice e il Paese che si meraviglia" në Rome. Gjithashtu, parukieri shqiptar ka vënë në funksion profesionin e tij në xhirimin e një minispot-i për aktorin Fabrizio Ferracane (aktor i filmit "Il Capo dei Capi"), të një dokumentari për Leonardo da Vinci-n, disa parada mode dhe shumë shërbime fotografike.
Në një moshë kaq të re dhe me kaq shumë eksperienca, për një shqiptar nuk është dhe aq e lehtë e megjithatë, me sakrificat e tij gjatë këtyre viteve, Braen ka arritur të realizojë një shfaqje si Hair Stylist për meshkuj dhe femra në Budapest, Hungari dhe një shfaqje tjetër në Loreto, itali. Siç tregon për Politiko.al, këto dy shfaqje i kanë dhënë 24-vjeçarit më shumë besim në vetvete.
"Kjo eksperiencë më ka dhënë më shumë vetbesim dhe më ka bërë të arrij qëllimet e mia. Sepse e vetmja pengesë që ka njeriu midis vetes dhe objektivave që i përcakton për vetën, është besimi i plotë dhe i sinqertë në vetvete. Unë tashmë punoj në Ancona në dy sallone: Një berberi dhe një parukeri. Këtë vit mora pjesë tek një konkurs nacional për berbera në Itali ku u klasifikova i treti për modelimin e mjekrave. Ky titull për mua është diçka e rëndësishme për rritjen time në këtë punë, këto arritje nuk japin diçka të logjikshme si lekët por të japin diçka më të vlefshme se ato. Të japin eksperiencën dhe ndjenjat e atij momenti."
Por, cilat janë tendencat më të reja për vitin 2020, dhe çfarë këshillon profesionisti i flokëve Braen Zaimaj? Për të, moda nuk është kur është "në modë" por kjo shkon pak më thellë, lidhet me personalitetin dhe besimin në vetë për të bërë atë që i pëlqen, për t`i krijuar vetë tendencat.
"Për të ecur në këto hapa duhet të jesh i azhurnuar vazhdimisht sepse moda në të vërtetë kjo është, është historia e një civilizimi që zhvillohet vazhdimisht. Stilistët e flokëve përpiqen të kapin prerje të reja duke propozuar linja te reja, te cilat, te ndara nga njerëzit e famshëm ose nga shumica behën mode. Sot e kësaj dite, moda ka arritur në një pikë ku nuk ka më limite kombinimi, çdo njeri ka stilin e tij. Mos të harrojmë që njeriu me anë të modës nuk bën gjë tjetër përveçse pasqyron karakterin e tij. Studimet psikologjike thonë që kohët e fundit njeriu ka arritur një besim me të plotë në vetvete sesa nëpër fe. Kjo e çon atë të jetë padron i vetes së tij dhe te krijojë gjera pa patur frikë nga paragjykimet e të tjerëve. Tendecat e sotme janë të bazuara të gjitha tek një mode, unë e quaj modë e thjeshtë, një modë e cila të jep mundësinë të jesh ai që je pa shumë rregullime, sepse gjëja më e bukur dhe më tërheqëse është të jesh thjesht i natyrshëm."
A ndihet i rrezikuar nga konkurrentët Zaimaj?
"Nuk më pëlqen konkurrenca, urrejtja për tjetrin është vetëm zili, e cila errëson idetë tuaja dhe ju bën një njeri të kufizuar. Përkundrazi duhet të mësoni nga ata që dinë më shumë sepse nuk kemi lindur të ditur, por të gjithë kemi nevojë për një shembull për frymëzim. Ekzistojnë dy tipe parukierësh, i pari është ai që guxon qe ka ambicie, ide për të ardhmen, ai që ka krijime te vetat për të treguar. I dyti është ai që s`guxon është ai që ecën nën hapat e dikujt tjetri më pak fjalë punëtor i thjeshtë i cili punon për të kaluar ditën. Unë preferoj të parin, më pëlqen ta zgjedh unë stilin e klientit sipas formës së fytyrës sipas stilit të jetës që bën për t`i dhënë rezultatin më të saktë dhe më të përshtatshëm."
Politiko.al
Të fundit


Jo vetëm trupin, noti ndihmon edhe trurin
5 Korrik 2025, 21:02
"Kujdes me ujin", Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës
5 Korrik 2025, 20:39
PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
5 Korrik 2025, 20:19
Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’
5 Korrik 2025, 19:50
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50