Flash News

KRYESORE

Tërmet edhe në Itali, dëme në disa godina, njerëzit dalin në rrugë në 4 të mëngjesit

Tërmeti godet edhe Italinë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në orën 4,37 një tërmet me magnitudë 4.5 ka zgjuar nga gjumi banorët në Firence.

Për pasojë, siç raportojnë mediat italiane, nga kjo goditje janë shkaktuar dëme në disa banesa, biznese, apo kisha dhe ndërtesa të vjetra, siç duket edhe nga fotot.

Ndërkohë, banorët kanë dalë në rrugë.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë vendase, nga ora 20:38 të Dielën dhe deri në 7 të mëngjesit, goditjet ishin rreth 70, nga të cilat 36 mbi madhësinë 2.0 - dhe 9 me madhësi më të madhe se ose e barabartë me 3.0.

 

 

Të fundit