Flash News

KRYESORE

Tërmeti/ Shehu: T’i qëndrojmë afër Turqisë në këto momente të vështira

Ish deputeti i PD-së Tritan Shehu reagoi pas tërmetit me magnitutë 6.8 ballë të shkallës Rihter që goditi sot Turqinë lindore. Në Facebook, ai shkroi se edhe Shqipëria duhet që t’i qëndrojë pranë Turqisë në këto momente të vështira.

“Tërmet i fuqishëm në pjesën Lindore të Turqisë. Të shpresojmë për sa me pak dëme e të lënduar, duke shprehur të gjithë solidaritetin tone me atë vend e popull mik. Ashtu si Turqia na qëndroi pranë në fatkeqësinë tonë të dhjetorit, ashtu dhe ne, me çfarë mundemi duhet t’u qëndrojmë në krah. Lutemi për atë vend e për ata njerëz.”, ishte mesazhi i tij në Facebook.

Të fundit