Flash News

KRYESORE

Teza e diplomatit Nesho: Rama në kurthin e ndërkombëtarëve, tentativë për ta larguar

Teza e diplomatit Nesho: Rama në kurthin e ndërkombëtarëve,

Ish-ambasadori Agim Nesho parashikon se pas 1 korrikut, do të nis delegjitimimi i mazhorancës nga faktori ndërkombëtar.

Neshi nuk deshiron te thote se Rama eshte futur ne kurth nga te huajt, por shton se kembengulja e kreut të qeverisë për të mos respektuar kushtetutën do ta çojë atë drejt ‘vetëvrasjes politike’

"Procesi i diskutimit me ndërkombëtarët do të jetë pas 1-shit. Pas 1-shit që kjo qeveri delegjitimohet komplet. Ne arrijmë që të kthehemi në një diktaturë, në një parti shtet që do të qeverisi në shek e 21-te", deklaron Nesho.

Diskutimi Nesho – Zheji në ‘360 dradë’:

Agim Nesho: Procesi i diskutimit me ndërkombëtarët do të jetë pas 1-shit. Pas 1-shit që kjo qeveri delegjitimohet komplet. Ne arrijmë që të kthehemi në një diktaturë, në një parti shtet që do të qeverisi në shek e 21.

Artur Zheji: Po fusin kryeministrin në kurth këta?

Agim Nesho: E fusin apo jo, dëshira e tij për të mos respektuar ligjin dhe kushtetutën shqiptare do ta çojë në këto konseguenca.

Artur Zheji: Kanë ekspertizë ndërkombëtarët i shohin këto gjëra? I përkthejnë?

Agim Nesho: Sigurisht që i përkthejnë...sepse nuk mund të ketë zgjedhje pa përfaqësimin e më shumë se gjysmës së popullsisë.

Të fundit