Flash News

KRYESORE

“Thaçi në ilegalitet”, Kurti shpërthen ndaj Mustafës: Braktisi fjalën e dhënë ndaj nesh

“Thaçi në ilegalitet”, Kurti shpërthen ndaj

Pak orë nga tryeza e thirrur nga Hashim Thaçi me krerët e partive për të diskutuar situatën politikë në Kosovë, reagoi Kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ai e quajti “dalje në ilegalitet” të Hashim Thaçit, ndërsa u shpreh se krerët e LDK-së braktisën fjalën e dhënë ndaj qytetarëve e ndaj nesh.

“Presidenti sot doli në ilegalitet. Formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Presidentit këtë mundësi ia dhanë krerët e LDK-së, të cilët paraprakisht me vullnet braktisën çdo fjalë të thënë e dhënë ndaj qytetarëve e ndaj nesh. Me këso veprime e taktikash shpaloset përpjekja për të blerë ilegalisht kohën të cilën ua shkurtoi vullneti i qytetarëve”, tha Kurti në konferencë.

Kurti gjithashtu la të kuptohet se vendimi i Thaçit për të mandatuar një kandidat tjetër për Kryeministër, duke refuzuar shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme. “Presidenti i Kosovës thirret në disa dispozita të Gjykatës Kushtetuese, por veprimet e tij janë në kundërshtim me nenet e Kushtetutës, ai u referohet disa aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, por, me këtë tregojnë se ai dhe stafi i tij nuk i kanë lexuar të njëjtat, apo mbase edhe nuk i kanë kuptuar, ku i dihet!”, ka thënë Kurti në konferencë për media.

 

Të fundit