Flash News

KRYESORE

“The Guardian”: Çdo muaj shpërthejnë skandale që lidhin mazhorancën socialiste me eksponentë të krimit

The Guardian” i ka dedikuar një artikull të zgjeruar zhvillimeve politike në Shqipëri. Gazetari Shaun Walker, i cili ka qëndruar për disa ditë në Tiranë, thekson se pothuajse çdo muaj zbulohet një skandal i ri në vendin ballkanik, që lidh eksponentë të lartë të mazhorancës socialiste me krimin e organizuar.

“Pak muaj kalon pa një skandal të ri që lidh ata që janë pranë pushtetit me figura kriminale. Një ish Ministër i Brendshëm së shpejti pritet të dalë në gjyq për akuzat për trafik droge. Javën e kaluar, tabloidi gjerman Bild publikoi kaseta të zbuluara në të cilat dëgjohet një figurë famëkeqe e botës së krimit, duke diskutuar zgjedhjet e vitit 2017 me dy kryebashkiakë nga Partia Socialiste e Ramës”, shkruhet në artikull.

“The Guardian”, evidenton edhe pro-europianizimin e madh të popullit shqiptarë, pa harruar të shtojë se ka gjasa që negociatat të refuzohen për herë të tretë nga Bashkimi Europian.

Të fundit