Flash News

KRYESORE

“Theu konsensusin e 5 qershorit”, Rama injoron Michael Gahler: Zëdhënësi i PPE? Nuk e njoh kush është

“Theu konsensusin e 5 qershorit”, Rama injoron Michael Gahler:

Kryeministri Edi Rama ka injoruar jo vetëm deklaratat, por edhe vetë Michael Gahler, zëdhënësin e Parlamentit Europian.

Në një intervistë në emisionin ‘Pa Protokoll”, Rama tha se nuk e njeh Gahler si zëdhënësi i PPE.

“Zëdhënësi i PPE? Këtë nuk e njoh kush është, por këta po, dhe i respektoj maksimalisht, pasi përfaqësojnë institucione dhe shtete mike dhe partnere dhe nuk përfaqësojnë opinione të njëanshme dhe personalisht njerëz që e kanë treguar më shumë se njëherë se në Shqipëri nuk janë vetëm për të jetuar në një vend të bukur dhe për t'u paguar mirë, por janë të përfshirë me shumë afeksion dhe shumë respekt për shqiptarët.

Nuk ka asnjë kundër aty, ka thjesht keqardhje. Edhe unë jam i keqardhur që nuk u arrit dot të bëhet me konsensus të plotë, edhe unë e mirëkuptoj dhimbjen e opozitës jashtë parlamentit, por deri këtu, dhe unë bashkohem me idenë që duhet të vazhdojmë së bashku për të reflektuar këto risi në Kodin Zgjedhor. Unë nuk jam kundër, jam pro", u shpreh Rama.

Të fundit