Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
"Trajneri na hoqi birrat, i thamë do kishte probleme", - bëmat e Roberto Carlos
Legjenda e Brazilit dhe Real Madrid-it, Roberto Carlos, ka treguar histori fantastike nga dhomat e zhveshjes të "Los Bancos". Ekipi spanjoll ishte "Galaktik" me yjet e botës që ishin të mbledhur në një skuadër. Trajneri? Pak rëndësi kishte, pasi lojtarë të tillë si Ronaldo, Roberto Carlos, Zidane, Figo, Raul, Casillas, Beckham apo Guti nuk kishin nevojë për shumë skena. Një top dhe shijoje magjinë, sigurisht dhe 3 pikët, kur donin.
VICENTE DEL BOSQUE (1999-03)- “Ai ishte më shumë si një mik. Nuk ke nevojë për rregulla. E dinim në mënyrë perfekte çfarë donte. Stërvitja të hënën ishte në 17:00, ndonjëherë edhe të martën. Ai nuk ka kërkonte të shkonim në 11:00, sepse praktikisht askush nuk shkonte”.
JOSE ANTONIO CAMACHO (22 ditë në 1998)– “Gjatë epokës së Galaktikëve ishin shtatë nga ne dhe u krijua një situatë e rrezikshme në dhomat e zhveshjes. Gjithmonë e kishim menaxhuar mirë situatën, shkonim mirë, por Camacho nuk e bëri dhe zgjati vetëm 10 ditë. Erdhi në dhomat e zhveshjes, na tha ‘përshëndetje’ të gjithëve dhe ishte shumë serioz. Një njeri me shumë histori te Reali. Më pas tha: ‘Ju dua të gjithëve në fushë nesër në 7:00 të mëngjesit’. Ne zakonisht stërviteshim në 10:30. Folëm me të dhe u përpoqëm ta bëjmë të ndryshojë orarin. Ne kishim zakonet tona”.
VANDERLEI LUXEMBURGO - "E njëjta gjë ndodhi edhe me të. Kishim zakon të linim çantat në hotel dhe të shkonim për ndonjë birrë, ose të pinim ndonjë gotë verë gjatë darkës. Ishte vetëm ndeshja e dytë e sezonit. Gjithmonë kishte dy shishe vere në tavolinë dhe unë e Ronaldo i thamë:
‘Profesor, njerëzit këtu kanë zakonet e tyre. Do i shihni ato, por mos u përpiqni t’i ndryshoni. Mos i hiq shishet e verës nga tavolina, ose të ndalosh birrat para darkës. Nëse bën, do e gjesh veten në telashe’. Çfarë bëri ai? Fillimisht hoqi verën, më pas ndaloi birrat. Qëndroi vetëm tre muaj. Bota e futbollit është e vogël dhe drejtorët dëgjuan prej tij vetëm një ‘mirë u pafshim’”.