Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Turistët e huaj ndajnë eksperiencat e tyre: Mihali rrihte klientët prej 2015
“Panorama” e Mihal Kokëdhimës, si shumica e restoranteve eshte pjese e “TripAdvisor”, qe është nje platforme mjaft popullore dhe e përdorur nga turistët për të parë përshtypjet e tyre. Në 37 komentet e turisteve, vërehet se prej vitesh restoranti ofronte një tjetër shërbim nga ai që porositej, pa harruar çmimet e ndryshme nga menuja.
“Në fillim m’u duk gjithçka në rregull: një det i mrekullueshëm, ujë i kristaltë, aroma e peshkut ndjehej fort, por jo! Asnjë menu nuk na u dha, asnjë çmim i saktësuar, nuk mund të zgjidhnim ushqim tjetër përveç peshkut në zgarë me sallatë dhe verë. Pronari nuk dëshiron që ju të zgjidhni. Ai kërkon të shesë peshkun e tij shumë, shumë shtrenjtë. Peshku merret nga rezervati, që është përpara restorantit dhe më pas bëhet në zgarë. Duhet të prisni gjatë deri sa të piqet dhe situata bëhet akoma më keq.
Një shishe verë e bardhë të vjen në tavolinë, edhe nëse nuk e ke porositur. Nëse e refuzon, stafi nuk duket fort i lumtur. Në fund, fatura është e majme, rreth 3-4 herë më shumë se çmimet normale në Shqipëri. Pronari shet peshk rezervati me të njëjtin çmim si peshku i detit. Ai nuk të pyet për peshën e peshkut që dëshiron, nuk ta tregon para se ta gatuajë, nuk të thotë asgjë, përveçse të kërkon paratë në fund. Seriozisht, më mirë gjeni ndonjë vend tjetër për të ngrënë”, shkruan në vlerësimin e vet një përdorues me pseudonimin “Aaa123aaa”, që më 1 shtator të 2016, raporton gazeta "Si".
Një tjetër përdorues lë përshtypjet e tij në këtë forum më 21 dhjetor të 2015. Ai/ajo thotë se ka ndalur në këtë vend në gusht të 2015. “Kujdes! Kushdo që shkon në atë vend, me gjasa do të sulmohet nga pronari! Për herë të parë që shkova atje, pashë sesi pronari goditi me grushte një çift vetëm sepse guxuan që të uleshin që të dy në të njëjtin shezlon. Djalit i theu hundën dhe u gjakos keq dhe situata u qetësua vetëm kur erdhi policia. Herën e dytë që shkova, pronari sulmoi një tjetër çift, këtë herë miq të mi. Edhe këtë herë erdhi policia, por pronari i kërcënoi edhe ata.
Të gjithë miqtë tanë kanë patur një përvojë të ngjashme në këtë vend. Ushqim shumë i keq, shumë i shtrenjtë për atë çfarë të ofrohet. Paguan si në një hotel me pesë yje. Të shet peshkun e rezervatit si peshk të egër deti. Për mëngjes, dy vezë, dy gota qumësht, një racion reçel dhe një kafe kushtojnë 30 euro. Ju këshilloj që të qëndroni larg këtij vendi”, shkruan një tjetër.
Gjykata e Vlorës e la në “burg pa afat” pronarin e restorantit Mihal Kokëdhimën, pas incidentit me tursitët spanjollë, ndërsa në disa momente shfaqi shenja pendesë para “togave të zeza”.