Flash News

KRYESORE

U ekstradua nga Gjermania, lihet në burg pronari i kontenierit me banane ku u kapën 613 kg kokainë

U ekstradua nga Gjermania, lihet në burg pronari i kontenierit me banane ku

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg biznesmenin Arbër Çekaj, pronarin e ngarkesës me banane ku u kapën 613 kilogramë kokainë. Ky vendim u dha pas ekstradimit të tij nga Gjermania.

Çekaj është pronari i kompanisë "Arbi Garden" në kontenierët e së cilës bashkë me babanet u zbuluan nga policia 613 kilogramë kokainë, sasia më e madhe e kapur e kësaj lënde narkotike.

Arbër Çekaj akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për trafik të lëndëve narkotike pasi në mars të 2018 u zbuluan në Portin e Durrësit 613 kilogramë kokainë.  Në pranga është menaxheri Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierët me banane dhe kokainë drejt magazinave të Arbri Garden në Maminas ku u zhvillua dhe operacioni i arrestimeve nga policia që zbuloi kokainën me vlerë 180 milionë euro.

Të fundit