Flash News

KRYESORE

U helmuan dhjetra qytetarë dhe deputetë, reagon Partia Demokratike: Në miting s'ka patur lëndë plasëse

U helmuan dhjetra qytetarë dhe deputetë, reagon Partia Demokratike:

Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes së një dite më parë ku rreth 50 vetë u paraqitën në QSUT me skuqje, enjtje dhe dijegie në sy pas përfundimit të mitingut të hapjes së fyshatës.

Në një deklaratë për mediat PD thotë se gjatë mitingut nuk ka patur asnjë lëndë plasëse dhe se tullumbacet nuk kanë qenë shkaktare për ngjarjen.

“Ne lidhje me ngjarjen e mbremshme ku dhjetera simpantizante te PD raportohen te jene lenduar, nuk ka pasur asnje lende plasese. Tullumbacet nuk kane qene shkaktare pasi ato ndodheshin rreth 30 m larg dhe u larguan ne ajer. Policia po heton ngjarjen” thuhet në deklaratën e PD. 

Pas kësaj ngjarje kreu i PD, Lulzim Basha ka anuluar të gjitha takimet e planifikuara për dit ën e sotme.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por paraprakisht mendohet se një lloj pluhuri mund të ketë qenë shkak për këto probleme.

Ndërkohë policia ka marrë bluzat dhe mostra për të bërë analizat për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Të fundit