Flash News

KRYESORE

U infektuan njëkohësisht me COVID-19, Bledi Strakosha tregon kur e takoi për herë të fundit Veliajn

U infektuan njëkohësisht me COVID-19, Bledi Strakosha tregon kur e

Para pak ditësh gazetari Bledi Strakosha bëri të ditur lajmin se ishte infektuar me COVID-19, teksa paralelisht i infektuar rezultoi edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

I ftuar në emisionin e mëngjesit "Wake UP", Strakosha ka treguar për simptomat me të cilat po përballet teksa ndodhet i karantinuar.

"Nuk ishte një situatë e këndshme, por medikamentet që kam marrë e kanë përmirësuar disi gjendjen time. Simptoma e parë ishte një dhimbje fyti dhe mendova se mos isha ftohur nga kondicioneri. Ndihesha i lodhur dhe pasi u zgjova kisha rrjedhje hunde vetëm në njërën anë. Më pas më filloi temperatura por jo shumë e lartë.

Janë më shumë simpoma gripi të kryqëzuara me simptoma të ftohuri dhe jo të qëndrueshme. Fola me miqtë e mi mjekë dhe më thanë së duhet të pres të paktën 3 ditë për të bërë testin në mënyrë që të kuptohej më mirë nëse isha infektuar. Tri ditë më vonë un kam bërë skaner jo tampon dhe përcaktuan se kam covid, por një prekje të lehtë që mund të kalohet në kushte shtëpie. Kam bërë dhe kërkesë që të bëj tamponin që të regjistrohem si statistikë në Shqipëri. Një ndër simptomat më të bezdishme është djersitja e tepërt", ka shpjeguar gazetari

Më tej ai ka sqaruar edhe faktin që ai dhe kryebashkiaku Veliaj u infektuan në të njëjtën kohë me covid.

"Sot në emisionin tim të fundit kam të ftuar Veliajn. Emisioni transmetohet sot por është regjistruar me datë 30 qershor. Thjesht kanë përkuar datat e infektimit me COVID-19 mes nesh por unë nuk mendoj se me një muaj distancë më ka infektuar Erioni apo kam infektuar unë atë", ka theksuar Bledi Strakosha.

https://youtu.be/r0JcZQXpMy0

Të fundit