Flash News

KRYESORE

U shoqërua 10 orë në komisariat, policia liron kreun e FRPD së Shkodrës

U shoqërua 10 orë në komisariat, policia liron kreun e FRPD

Policia e Shkodrës ka liruar kreun e FRPD-së se Shkodres, Arvit Bushati, pas e shoqeroi për 10 orë në Komisariat.

Bushati u ndalua në orën 11:00 nga disa agjentë civilë, pas një incidenti mes tij dhe uniformave blu kur po konstituohej Këshilli i ri Bashkiak, që doli nga procesi i “30 qershorit”.

Mbrëmjen e sotme, FRPD në Shkodër organizoi një protestë duke kundërshtuar shoqërimin e tij pa asnjë arsye në komisariat.

Partia Demkratike kundershton Keshillin e ri Bashkiak, duke e quajtur ilegjitim dhe pret organizimin e zgjedhjeve te reja, pas terheqjes e Valdrin Pjetrit, qe rezulton i denuar me 18 muaj burg per trafik droge.

Të fundit