Flash News

KRYESORE

U tërhoq në momentin e fundit, Gashi tregon si u prish kontrata me Dj shqiptar

U tërhoq në momentin e fundit, Gashi tregon si u prish kontrata me Dj
Gashi është duke përjetuar vetëm sukses dhe këngët e tij po pëlqehen shumë në gjithë botën. Pas pjesëmarrjes së tij në "Sunny Hill Festival", Gashi do të fillojë turneun në Europë. Për këtë turne, ai kishte ftuar një DJ shqiptar, emrin e të cilit nuk e ka bërë me dije. Por si duket gjërat nuk kanë ecur siç duhet, kjo pasi Gashi dhe Dj  kanë pasur një keqkuptim të vogël. Sipas tij, gjithçka kishte nisur me një shaka që ishte kthyer në diçka serioze nga Dj shqiptar dhe kishte hequr dorë nga kontrata, duke humbur kështu një mundësi për të udhëtuar me emra të njohur të muzikës. Menjëherë pas këtij sqarimi, Gashi zbuloi se tashmë Dj që do qëndronte pranë tij në turneun në Europë, ishte një djalosh me emrin Robbie Win.

Të fundit