
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbërrin në Maqedoninë e Veriut varianti britanik i Covid-19, konfirmohet rasti i parë
Babai vret djalin në Prishtinë, viktima plagosi reperin e njohur shqiptar 4 vite më parë
Përgjim i ri, zakone të vjetra
Uji me fekale në rubinet/ Ish deputetja 'nxjerr bllof' Veliajn: Përgjegjës për shëndetin e mijëra qytetarëve (Video)

Ish deputetja e PD-së Oriola Pampuri ka ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj për mungesën e ujit në familjet e kryeqytetit dhe cilësinë e keqe të tij.
Në një deklaratë për mediat Pampuri tha se kjo gjendje ka filluar qysh kur ujësjellësi kaloi në pronësi të plotë të Bashkisë së Tiranës, duke shtuar se Veliaj e ka vjedhur dhe qeverisur keq kryeqytetin i cili, sipas saj, ka tashmë si simbol autobotët dhe bidonat e ujit.
“Me mungesën e vazhdueshme të ujit të pijshëm, kushtet e jetesës në Tiranë janë përkeqësuar gjatë drejtimit të kryeqytetit nga Erion Veliaj. Që kur ujesjellesi kaloi në pronësinë e plotë të Bashkisë së Tiranës, kryeqyteti po vuan mungesën e ujit të pijshëm dhe, akoma më keq, uji shkon i ndotur në shumë familje shqiptare.
Ndryshe nga shumica e mediave që Erion Veliaj ka blerë dhe kontrollon, rrjetet sociale, të pacensuruar prej tij, shfaqin çdo ditë realitetin e mungesës së ujit në Tiranë. Autobotët dhe bidonat e ujit janë simbolet e një qyteti të qeverisur keq, pa investime dhe të vjedhur nga Erion Veliaj”, tha Pampuri.
Ajo publikoi një video ku kryebashkiaku thoshte se cilësia e ujit në rubinet është e mirë dhe e kontrolluar dhe nga ana tjetër shihej se në rubinet vinte ujë i përzier me fekale. Ish deputetja u shpreh se ‘me deklaratat e tij të papërgjegjshme, Veliaj është përgjegjës për shëndetin e mijëra qytetarëve.
“Kryetari i palogjshëm i Bashkisë se Tiranës është përgjegjës për shëndetin e mijëra qytetarëve të Tiranës me deklaratat e tij të papërgjegjshme se uji që vjen në rubineta është i sigurtë. Ne kemi bërë gati një material, ku, në më pak se 1 minutë, perballet propaganda e Erion Veliajt me realitetin që qytetarët denoncojnë në Tiranë për gjendjen e mjerueshme të ujit në zona të ndryshme të qytetit.
Arsyeja pse ne nuk kemi ujë në shtëpi dhe bizneset tona, megjithëse e paguajmë atë më shtrenjtë se kushdo në Shqipëri, është rezultat i drejtpërdrejtë i vjedhjes nga ata që drejtojnë kryeqytetin.
Bashkia e Tiranës është shndërruar në një bunker të madh, ku askush nuk jep asnjë informacion për qytetarët, askush nuk jep llogari, por vetëm i zhvat ata duke rritur taksat, duke rritur çmimin e ujit, duke vendosur gjoba, duke betonizuar çdo hapësirë dhe duke përkeqësuar cilësinë e jetesës në qytet.
Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se ndërkohë që në shtëpitë e tyre nuk ka ujë te pijshëm, Erion Veliaj fiton 11 milionë euro në vit nga ujësjellësi pa i investuar ato. Investimi i vetëm i kryebashkiakut që gënjen është rritja e vazhdueshme e çmimit të ujit, plan nga i cili Erion Veliaj nuk ka hequr dorë akoma”, deklaroi Pampuri.
[video width="1072" height="600" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/09/ERJON-VELIAJ.mp4"][/video]
Ditari politik





Të fundit


Meta: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, përmbysje demokratike me 25 prill
28 Janar 2021, 11:23

Ekipi i OBSH-së në Vuhan fillon punën në terren për origjinën e Covid-19
28 Janar 2021, 11:08
Vetëvaret në qeli, humb jetën i burgosuri në Peqin
28 Janar 2021, 10:51
Mutacionet e Covid-19 në Shqipëri, ISHP flet për praninë e varianteve të reja
28 Janar 2021, 10:48
Denaj bën bilancin e 2020: Tërmeti dhe pandemia, togfjalëshi i vitit që lamë pas
28 Janar 2021, 10:29
“Nuk ka shtyrje të afatit”, Çuçi: Rinovoni kartat e ID
28 Janar 2021, 10:17
Kryemadhi në Elbasan: Prioriteti ynë është të ndalojmë shpopullimin e vendit
28 Janar 2021, 10:04

Babai vrau djalin në Kosovë, çfarë dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë
28 Janar 2021, 09:26
‘Fryhet’ administrata, qeveria hap mbi 700 vende pune në prag të zgjedhjeve
28 Janar 2021, 09:25
Kryeministri Johnson: Shkollat mund të rihapen më 8 mars
28 Janar 2021, 08:56
Frontex tërhiqet nga kufiri Hungari-Serbi
28 Janar 2021, 08:43

Plagoset me thikë biznesmenia italiane në Kavajë, i dyshuar bashkëshorti shqiptar
28 Janar 2021, 08:33
Biden nënshkruan urdhra ekzekutivë për klimën dhe mjedisin
28 Janar 2021, 08:22
Gjendet i pajetë në rrugë një person në Sarandë
28 Janar 2021, 08:20
Horoskopi për ditën e sotme, 28 janar 2021
28 Janar 2021, 08:16
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
28 Janar 2021, 08:14

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në -8 °C
28 Janar 2021, 08:08
