Flash News

KRYESORE

“Unë president, ti kryeministër”, Çim Peka: Rama i dërgoi mesazh edhe Metës, e ka joshur me postin më të rëndësishëm

“Unë president, ti kryeministër”, Çim Peka: Rama i

Gazetari Çim Peka deklaron se kryeministri Edi Rama veç kreut të PD, Lulzim Basha i ka dërguar mesazh edhe presidentit Ilir Meta.

Sipas Pekës duke folur në Syri tv, Rama i ka kërkuar Metës të ikë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nga koalicioni me Bashën dhe të bashkohet me PS, duke e joshur me postin e kryeministrit.

“Rama i dërgoi fjalë Bashës siç e dëgjuam “ti kryeministër, unë president” dhe hajde të prishim koalicionet.

Nga ana tjetër i ka dërguar mesazh ilir Metës në emër të LSI, të ikë nga koalicioni me Lulzim Bashën, hajdeni bashkë ne koalicion dhe unë president dhe ti kryeministër, pra e ka joshur Metën për ta bërë kryeministër, me argumentin eja në koalicion me mua.

Rama nuk shqetësohet për asnjë lloj parimi, thjeshtë nuk i dalin llogaritë, është keq me sondazhet”, u shpreh Peka.

https://politiko.al/ti-kryeminister-une-president-lufta-per-heqjen-e-koalicioneve-dhe-listat-e-hapura-nxjerrin-ne-drite-pazaret-mes-paleve-politike/

Të fundit