Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
"Vetëm sot, mbi 700 mijë euro për Bandën e Lushnjës", Basha denoncon koncesionet: Vepër kriminale e Ramës, Veliajt dhe Ahmetajt
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë në “Opinion” ka deklaruar se Rama nuk do t’i hapte rrugë një qeverie tranzitore për këtë arsye opozita do të formojë një koalicion të madh me qëllim që të përballet me të duke mos u larguar nga zgjedhjet.
Po ashtu, kryedemokrati ka denoncuar pagesat për inceneratorët, duke hedhur akuza mbi qeverinë se: “Sot më 28 maj i ka paguar këtyre të bandës së Lushnjës 720 mijë euro. Kjo është vepër kriminale e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt’’.
“Unë kam planin, vizionin dhe ambicien për të larguar Ramën një orë e më parë. PD dhe opozita e bashkuar do t’i fitojnë këto zgjedhje. Opozita e bashkuar ka vetëm një qëndrim. Kjo që ka ndodhur këto dy javës, ka qenë një manovër e dëshpëruar tipike e autokratëve në fund të mandatit të tyre.
I gjithë ky diskurs jo reforma zgjedhore, akti terrorist me Teatrin, përpjekja për të ringjallur debatin për reformën në drejtësi, është një përpjekje e Edi Ramës për të hequr vëmendjen e asaj që ndodh në Shqipëri, kriza e thellë ekonomike dhe politike. Sot më 28 maj i ka paguar këtyre të bandës së Lushnjës 720 mijë euro.
Detyrim kapari korruptiv. Është vepër kriminale e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt. Ky është një nga vendet e pakta ku unë jam censuruar”, tha Basha.
Pjesë nga biseda:
Fevziu: Nja tre herë kam bërë unë për këtë
Basha: Këtu kam folur për këtë dhe nuk jam censuruar…
Fevziu: Kush ju ka censuruar?
Basha: Të gjithë pa përjashtim….është një nga bandat më të rrezikshme
Fevziu: Ju po thoni që edhe deklaratat e kryeopozitarit janë censuruara?
Basha: Po, pa diskutim, 400 milionë euro. Është një buxhet i madh që shpërndahet televizion më televizion, ekran më ekran e gazetë më gazetë…
Fevziu: Jeni të sigurte që nuk keni qenë ju gabim?
Basha: Po jam i sigurtë
Fevziu: A është detyrim kontraktual?
Basha: Me ligj është i detyruar të paguajë qytetarët, por nuk e bën këtë gjë, dhe paguan koncensionarët…