Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Veto e Holandës, Petrit Vasili: Bllokimi i integrimit ka vetëm një fajtor, ai është kryeministri
Kreu i Grupit Parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për bllokimin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Holanda vendosi ditën e djeshme veton për negociatat me Tiranën.
Vasili ka listuar disa nga problematikat me të cilat përballet sot vendi, si krimi i organizuar, trafiku i drogës, oligarkia dhe largimi i shqiptarëve, si arsyet përse nuk do hapen negociatat këtë vit.
Reagimi i Petrit Vasilit:
Bllokimi i Integrimit ka vetem nje fajtor,ai eshte kryeministri.
Krimi i organizuar i mbeshtetur dhe i shfrytezuar nga kryeministri per te vjedhur,blere dhe shkaterruar zgjedhjet e per te mbajtur pushtetin ka vetem nje fajtor qe eshte kryeministri.
Droga dhe efekti shkaterrimtar i saj per ekonomine,shoqerine dhe rinine ka vetem nje fajtor qe eshte kryeministri.
Shpartallimi shteteror dhe rikthimi i centralizimit te te gjithe pushtetit vetem ne nje dore ka vetem nje fajtor qe eshte kryeministri.
Gjithe Shqiperia qe zhvatet nga nje dore oligarkesh qe rrembejne qindra milione euro djerse te shqiptareve me koncesione e tendera dhe qe rrenojne qytetet me qindra kulla ka vetem nje fajtor qe eshte kryeministri.
Asgjesimi i parlamentit dhe mbeshtetja e banditizmit parlamentar ka vetem nje fajtor qe eshte kryeministri.
Per mijra mijra shqiptare te ne moshe aktive, rinj,femije qe largohen nga Shqiperia ka vetem nje fajtor qe eshte kryeministri.
Izolimi i Shqiperise nga europa dhe bllokimi i integrimit europian ka vetem nje fajtor dhe armik qe eshte kryeministri.