Flash News

KRYESORE

Vettingu/ Shkarkohet nga detyra prokurori i dosjes ‘Babalja’, KPK: Ka kontakte me një person të dënuar për trafik droge

Vettingu/ Shkarkohet nga detyra prokurori i dosjes ‘Babalja’, KPK:

Është shkarkuar nga detyra prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot të mos e konfirmojë në detyrë pas procesit të vettingut, pasi Kulluri rezultoi me probleme me deklarimin e pasurisë dhe se mbante kontakte me njerëz të inkriminuar, konkretisht me një person të dënuar në Greqi për trafik droge.

Trupa gjykuese ishte e përbërë nga Olsi Komici kryetar, relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Lulzim Hamitaj.

Kulluri e ka filluar karrierën e prokurorit në Vlorë në vitin 1999,  u emërua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2008, u emërua drejtues i Prokurorisë së Shkodrës, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2013. Me dekret të Presidentit të Republikës, u rikthyer sërish si prokuror i Krimeve të Rënda, detyrë të cilën e ushtronte deri tani.

Ai ishte një ndër 10 prokurorët e Krimeve të Rënda, që në shtator të vitit të kaluar, u përfshi në një debat procedurial me Donika Prelën, për mënyrën se si do të përfaqësohej akuza në çështjen “Shullazi”, ndërsa më pas Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, urdhëroi nisjen e procedimit disiplinor.

Ai njihet edhe si prokurori i dosjes ‘‘Babalja‘‘.

Të fundit