Flash News

KRYESORE

Vëzhgim nga Panairi i Librit/ Më thuaj në çfarë qeseje ma jep librin (plastikë apo letër) të të them se çfarë botuesi je

Ndër botuesit 'e mëdhenj', vetëm 'Onufri' dëshmohet mjedisor, të tjerët si Toena, UETPress, Dituria etj., janë ende, si të ishin dyqane ushqimesh, me qese plastike.

Panairi i 22-të i Librit "Tirana 2019", vazhdon të jetë i hapur, në ditën e tij të katërt, dhe berësit/lexuesit janë shtuar ndjeshëm krahasuar me ditën e parë.

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve të zë syri persona të moshave të ndryshe, të cilët mbajnë në duar qese me libra.

Për shumë persona qeset janë një detaj që nuk vihet re dhe nuk u kushtohet shumë rëndësi, por në fakt ato kanë të bëjnë shumë me kënaqësinë e blerësit, imazhin e shtëpisë botuese dhe sidomos faktin se cili prej botusve e sheh veten 'green, ambjentalist, dikush qe mundohet te beje sadopak per te ulur ndotjen e mjedisit.

Politiko.al ka bërë një vëzhgim në stendat e shtëpive botuese, për të parë se cilat prej tyre iu kanë kushtuar më shumë rëndësi qeseve me të cilat u shpërndahen librat lexuesve.

Ndër botuesit 'e mëdhenj', vetëm 'Onufri' dëshmohet mjedisor, të tjerët si Toena, UETPress, Dituria etj., janë ende, si të ishin dyqane ushqimesh, me qese plastike.

Disa prej botuesve, të vegjël kryesisht, nuk përdorin as qese plastike me logon e tyre, por qese 'të përgjithshme' pa asnjë shenjë identifikimi.

Shtëpitë botuese që përdorin qese pa logo:

Shtëpia botuese "Papirus" (qese plastike)

Botimet Toena (qese plastike)

Botimet 55 (letër)

Botimet e Institutit të Studimeve Historike (qese plastike)

Botimet Françeskane (qese plastike)

Botimet Eugen (qese plastike)

Botimet IDK Linus (qese plastike)

Botimet OMBRA (qese plastike)

Shtëpitë botuese që përdorim qese me logo:

Shtëpia botuese "Albas" (letër)

Shtëpia botuese "BUKINIST" (letër)

Shtëpia botuese "Ideart" (qese letre)

Shtëpia botuese "Bota Shqiptare" (qese plastike)

Shtëpia botuese "Damo" (letre)

Shtëpia botuese "Artini" (qese plastike)

Shtëpia botuese "Aeditions" (qese plastike)

Shtëpia botuese "UETPress" (qese plastike)

Shtëpia botuese "Mediaprint" (letre)

Shtëpia botuese "Vëllezërit Tafa" (qese plastike)

Shtëpia botuese Minerva/ Onufri (letre)

Shtëpia botuese "Botart" (letre)

Shtëpia botuese "Pegi" (qese plastike)

Shtëpia botuese "Buzuku" (qese plastike)

Shtëpia botuese "Pema" (qese plastike)

Të fundit