Flash News

KRYESORE

Video/ Basha: Rama ka frikë vetingun, është në krye të kupolës së krimit

Video/ Basha: Rama ka frikë vetingun, është në krye të

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka treguar 5 arsyet se përse kryeministri Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve. Në Facebook ai shkruan se kanë kaluar 6 vite tashmë që partia e tij ka denoncuar raste të ndryshme të kapjes së shtetit nga krimi. Kjo nismë e partisë më të madhe opozitare kulmoi më datën 7 shtator 2018, ku depozitoi në kuvend projektligjin “Për vetingun e politikanëve”

“Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Një vit më parë Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar propozuan ligjin për vetingun e politikanëve. Edi Rama dhe Organizata e Rilindjes votoi kundër këtij ligji. Ja 5 arsyet pse Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve”, shkroi Basha në profilin tij, ndërsa me një video të postuar tregoi 5 arsyet e kundërshtimit të vetingut nga Rama.

Të fundit