Flash News

KRYESORE

Video/ Dybala shpëton Juven, PSG, City dhe Tottenham fitojnë me goleadë

Video/ Dybala shpëton Juven, PSG, City dhe Tottenham fitojnë me

Pas fitoreve të sotme, kualifikimi është punë thuajse e mbaruar për PSG-në dhe Bayenr Munchen-in në Ligën e Kampioneve. Ndërkohë Reali dhe Tottenham-i rikthejnë vetes shpresat për kualifikim.

Parisienët fituan me goleadë ndaj Club Brugges me rezultatin 5-0.

Ndërkohë që bavarezët triumfuan 3-2 në transfertë ndaj Olimpiakosit.

Edhe Tottenham shkatërroi Yllin e Kuq të Beogradit me rezultatin 5-0.

Duhet thënë se në këtë mbrëmje golat nuk kanë munguar. Atalanta e mbrojtësit kuqezi Berat Xhimshiti u shkatërrua në Mançester me rezultatin 5-1 nga City. E nisën mirë italianët, që gjetën golin të parët, por më pas nuk mundën që të përballonin furinë e “qytetarëve”.

Në Stamboll falë Toni Kroos-it, Reali mori tri pikë me mjaft vlerë, në një sfidë të vështirë.

Fitoren e gjetën edhe Atletico Madridi dhe Juventusi ndaj Lokomotivës së Moskës. Në pjesën e parë, moskovitët befasuan torinezët pasi gjetën golin me anë të Aleksei Milonçukut në të 30’. Por në momentin më të vështirë të “zonjës së Vjetër”, Paulo Dybala, xhevahir i rrallë, me dy të majta në të 77' dhe 79' i dha fitoren bardhezinjve.

Të fundit