Video: Interi fiton me dramë, ndeshje e çmendur kundër Sassuolos

Interi ka fituar me vuajtje një ndeshje të çmendur në transfertë kundër Sassuolos me rezultatin 3-4. Një ndeshje që u fitua në dramë për të besuarit e Antonio Contes.

Lautaros i mjaftuan vetëm 65 sekonda që të kalonte Interin në avantazh. Sassuolo reagoi në minutën e 16-të, me anë të Berardit, i cili  mposhti Handanovic.

Interi shënoi dy herë me anë të Lukakut, i cili fillimisht shënoi në të 38-tën,  ndërsa në të 45-tën, shndërroi në gol një 11-metërsh.

Pjesa e dytë nisi sërish me zikaltrit si protagonistë. Interi shënoi edhe golin e katërt në minutën e 71-të, me anë të Lautaro Martinez, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Kur të gjithë menduan se sfida nuk do të kishte më histori, Sassuolo u rizgjua dhe shënoi dy herë në minutat 74’ dhe 81’.

Fillimisht Duricic dhe më pas një gol fantastik i Bogas, trembën jo pak zikaltrit, të cilët vuajtën deri në fërshëllimën e fundit.