Flash News

KRYESORE

Video/ Qytetarët bllokojnë aksin Korçë – Bilisht, detyrojnë Ramën të ndjekë tjetër itinerar

Video/ Qytetarët bllokojnë aksin Korçë – Bilisht,

Qytetarët në aksin rrugor Korçë-Bilisht, të mbledhur për të kundërshtuar fushatën e kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar larigmin e tij nga qeveria, detyruan kreun e ekzekutivit që të ndryshonte drejtim. Kjo nga frika e Ramës për tu përballur dhe përplasur me indinjatën e qytetarëve.

Ndërsa eskorta e kryeministrit kaloi, makina e tij dhe disa të tjera nuk ishin aty. Ndërkohë që nga turma u hodhën sende dhe u dëgjuan thirrjet: "Rama ik".

Forca të shumta policia nuk i lejuan ata që të dilnin në rrugë. Bashkë me protestuesit ishin edhe tre ish-deputetët e opozitës, Ervin Salianji, Klevis Balliu nga radhët e PD dhe Endrit Braimllari i LSI.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-15-at-18.38.23.mp4"][/video]

Të fundit