Flash News

KRYESORE

Video/Gara shpejtësie te ‘Unaza e Madhe’, policia gjobit drejtuesit e tre mjeteve luksoze

Video/Gara shpejtësie te ‘Unaza e Madhe’, policia gjobit

Pas disa telefonatave në adresë të sallës operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, se në unazën e madhe janë tre automjete të cilat po bënin garë shpejtësie duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, u organizuan shërbimet e policisë rrugore në pika kontrolli me dy faza dhe u bë i mundur dokumentimi dhe procedimi administrativ i të tre drejtuesve të mjeteve luksoze.

Përkatësisht, automjeti tip Mercedes-Benz GLC 43 AMG me targa të huaja u ndeshkua me 40.000 lekë të reja për gara shpejtesie, automjeti tip BMw M6 me targa te huaja u ndëshkua me 40.000 lekë të reja për gara shpejtësie si dhe automjeti tip Audi A7 me targa shqiptare u procedua për të njëjtën shkelje dhe iu percoll për shqyrtim dhe gjykim Organit Administrativ Shtetëror, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. 

Të fundit