Flash News

KRYESORE

Vllaznia i thotë lamtumirë Kategorisë Superiore në 100-vjetorin e themelimit; pasoja edhe për skuadrën B

Vllaznia i thotë lamtumirë Kategorisë Superiore në

Pavarësisht se Vllaznia fitoi 5:1 në Korçë me Skënderbeun, nuk ka arritur të mbijetojë në Kategorinë Superiore pasi Kamza ka fituar 1:0 me Partizanin.

Golat për ekipin e drejtuar nga Elvis Kraja u shënuan nga Sukaj 18’, Kalaja 28’, Cinari 61’, 78’, Malota 70’, por mjaftuan që ekipi të vijonte të ishte pjesë e elitës së futbollit shqiptar.

Rënia e Vllaznisë do të shoqërohet me pasoja të tjera, pasi ekipi i dytë, Vllaznia B që luan në Kategorinë e Parë në Grupin A duhet të zbresë në Kategorinë e Dytë.

Kjo është hera e parë që ekipi kuqeblu zbret nga kategoria, ndërsa sezonin e kaluar shpëtoi në ndeshjen e fundit, pasi barazimit 0:0 me Tiranën.

Vllaznia drejt rënies nga Kategoria Superiore, por CAS mund të gëzojë tifozët shkodran

Të fundit