Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
VMRO përjashton deputetët që votuan për Maqedoninë Veriore dhe akuzon: Një votë u ble 2 milionë euro
VMRO-DPMNE ka përjashtuar nga grupi parlamentar shtatë deputetët që bashkuan votat me mazhorancën për ndryshimin e emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut. Kryetari Hristijan Mickoski akuzoi deputetët se kanë tradhtuar votuesit dhe qytetarët maqedonas.
“Dua të shpreh falënderim ndaj deputetëve që nuk u përkulën kundrejt kërcënimeve dhe shantazheve. Dita kur duhej të votoheshin këto ndryshime u shndërrua në gjah ndaj deputetëve. Deputetë që votuan pro ndryshimeve, unë si person nuk mund t’i arsyetoj, ata ndoshta kishin qëllimet e tyre, por unë nuk mund t’i arsyetoj. Shtatë deputetët që votuan kundër qëndrimit të partisë dhe vullnetit të qytetarëve, më dëshpëruan mua, edhe pse kjo nuk është me rëndësi, por është e rëndësishme se dëshpëruan partinë dhe qytetarët. Për këtë arsye Komiteti i VMRO-së mbajti mbledhje dhe përjashtoi 7 deputetët që votuan pro ndryshimeve”, deklaroi Mickoski.
Deputetët e përjashtuar janë: Kërste Mukovski, Elizabeta Kançeska-Milevska, Nola Ismaillovska, Ljuben Arnaudov, Emilija Aleksandrova, Sashe Vasilevski..
Përpara seancën plenare, ishte Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Igor Janushev, i cili deklaroi se kishin identifikuar të paktën tre raste ku deputetëve të opozitës u ishin ofruar nga 250 mijë euro deri në 2 milionë euro për të votuar ndryshimin e emrit.
250 mijë, 1 milion euro dhe 2 milionë euro janë shifrat që VMRO ka denoncuar se po përdoreshin për blerjet e votave.
Ndërkohë, menjëherë pas votimit në Kuvend, kryeministri Zoran Zaev deklaroi se ky është fillimi i një pune shumë të madhe. Ai mori falënderime edhe nga homologu grek, Aleksis Tsipras.
“Urime miku im Zoran Zaev. Vota e sotme është një hap i madh drejt suksesit tonë të përbashkët. Një hap shumë i rëndësishëm drejt një të ardhme të paqes dhe prosperitetit për njerëzit tanë”, u shpreh kreu i qeverisë greke.
Për votimin në Kuvendin e Maqedonisë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama: “Gëzuar ditëlindjen, Republika e Maqedonisë së Veriut. Një derë e re e të ardhmes u hap sot për dy popujt tanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”
Zyrtarët më të lartë Kosovës kanë reaguar gjithashtu duke vlerësuar vendimin e deputetëve maqedonas.
Reagime pozitive ka patur edhe nga drejtuesit në Bruksel, NATO-s dhe SHBA-së.
Me 80 vota pro, Kuvendi i Maqedonisë votoi dje për ndryshimin e emrit, pas marrëveshjes së nënshkruar në Prespë midis kryeministrave Zaev dhe Tsipras, çka i hap rrugë anëtarësimit të shtetit fqinj në NATO dhe Bashkimin Evropian.