Flash News

KRYESORE

Vokshi: Propaganda e Ramës ka funksionuar më së miri, ndërkombëtarët nuk e kanë idenë çfarë po ndodh

Vokshi: Propaganda e Ramës ka funksionuar më së miri,

E ftuar në Ora News deputetja e PD Albana Vokshi, ka folur mbi situatën politike të vendit. Sipas saj zgjedhjet e lira dhe të ndershme vazhdojnë të mbetën kusht kryesor i opozitës, sidomos në një situatë të tillë kur droga dhe krimi kanë kapur qeverinë.

Kjo situatë e cila mohohej vazhdimisht nga qeveria u pranua hapur vetëm pas ngritjes së çadrës sipas saj.

“A ka vlerë një parlament i cili ka përdhunues dhe kriminel? Është pranuar për herë të parë pas shumë kohësh fenomeni i drogës. U pranua nga Xhafaj. Si do ti adresojmë?Si do ta zhdukim?I vetmi reagim ka ardhur kur opozita e bashkuar bashkë me qytetarët ngriti çadrën. Nëse i kthehemi kujtesës vetëm pak javë më parë , ndryshimet në polici u bënë vetëm pas ngritjes së çadrës”-tha ajo.

Duke iu referuar edhe letrës së fundit të komisioneri Hanh, Vokshi shtoi se propaganda e Ramës ka funksionuar edhe me miqtë jashtë Shqipërisë të cilët janë të keq informuar

“A mund ta imagjinojnë ata që një deputet i tyre të ishte kriminel. A do ta quanin ata parlamentin e  tyre legjitim?”-përfundoi ajo.

 

Të fundit