Flash News

KRYESORE

Vrasja e Azem Hajdarit/ Gjykata e Tiranës shpall moskompetencë, dosja e Izet Haxhisë te Krimet e Rënda

Vrasja e Azem Hajdarit/ Gjykata e Tiranës shpall moskompetencë, dosja

Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën për çështjen e Izet Haxhisë dhe kaloi dosjen në Gjykatën për Krime të Rënda, ku pritet të bëhet rigjykimi.

Në seancën e mëparshme prokuroria kërkoi nga Gjykata shpalljen e moskompetencës, për shkak se vrasja e funksionarëve publik, tashmë hetohet dhe gjykohet nga Krimet e rënda.

Avokati Idajet Beqiri dhe vetë Izet Haxhia thanë në seancë që e linin në dorë të gjykatës, duke mos shprehur kundërshti ndaj kërkesës, ndersa avokati tjetër i Haxhisë, Bashkim Nikolla,tha se dosja nuk duhet të largohet nga Gjykata e Tiranës.

Pas rreth një ore diskutim, treshja e gjyqtarëve vendosi ta pranojë këtë kërkesë.

Të fundit