Flash News

KRYESORE

Vrasja e Oliver Ivanoviç, Berisha: Pas këtij akti kriminal qëndrojnë...

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviç duke e cilësuar si një akt të rëndë me prapavi politike.

Berisha shkruan në rrjetin social Facebook se ekzekutimi Ivanoviç ditën e hapjes së dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel, “të lë të kuptohet se pas këtij akti të shëmtuar kriminal qendrojnë organizata terroriste ultranacionaliste serbe të llojit Dora e Zezë, që janë organizuar këto vitet e fundit dhe kanë krye akte të rënda kriminale”.

Postimi i plotë i Berishës

Vrasja e Oliver Ivanoviç, nje akt i rende dhe i denueshem me prapavi politike!

Te dashur miq, sot ne mengjes fallnga te krimit ekzekutuan para selise se partise tij, njerin prej udheheqesve me ne ze te serbeve te Kosoves ne keto dy dekada, ish sekretar shteti ne nje nga qeverite e Beogradit, Oliver Ivanoviç.

Duke denuar ashpersisht kete akt kriminal dhe shprehur ngushellimet autoriteteve te Kosoves dhe familjareve te te ndjerit Oliver Ivanoviç, theksoj se ekzekutimi i tij para deres se selise se partise se tij dhe pikerisht diten e hapjes se dialogut Prishtine-Beograd ne Bruksel, te le te kuptohet se pas ketij akti te shemtuar kriminal qendrojne organizata terroriste ultranacionaliste serbe te llojit Dora e Zeze, qe jane organizuar keto vitet e fundit dhe kane krye akte te renda kriminale.

Urojme qe autoritetet e Kosoves te vendosin sa me pare para ligjit sponsorizuesit, organizatoret dhe ekzekutoret e ketij akti te shemtuar! sb

Të fundit