Flash News

KRYESORE

Vuçiç në Vatikan: Do t'i lutem Papës të mos njohë pavarësinë e Kosovës

Vuçiç në Vatikan: Do t'i lutem Papës të mos

Sot presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Romë në kuadër të një vizite zyrtare. Presidenti serb nesër do të takojë Papa Françeskun dhe Kardinalin Pietro Parolino.

Mediat e Beogradit theksojnë se kjo është përpjekja e tij e fundit për të minuar pavarësinë e Kosovës.

Më herët Vuçiç, për vizitën në Vatikan ju tha gazetarëve se po shkonte tek Papa në Vatikan për ta lutur të mos pranojë pavarësinë e Kosovës.

Pak kohë më parë Serbia u kritikua për fushatën e saj të anulimit të pranimit të njohjeve të shtetësisë së Kosovës nga Ambasadorët e Quintit.

Të fundit