Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet pa opozitën, a do të votojë Nishani në 18 qershor? - Politiko.al

Zgjedhjet pa opozitën, a do të votojë Nishani në 18 qershor?

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, deklaron se nuk do të votojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një intervistë për gazetarin Enkel Demi, në emisionin “Fol me mua” në RTSH, Nishani deklaroi se nëse opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, nuk do të ketë një alternativë me të cilën shqiptarët të përzgjedhin mes tyre. Presidenti Nishani deklaroi se nëse do të kemi zgjedhje vetëm me maxhorancën, pa pjesëmarrjen e opozitës, institucionet që do të dalin nuk do të kenë legjitimitet kushtetues.

 “Nëse nuk ka mundësi për të zgjedhur, për çfarë duhet procedura? Unë shkoj për të kontribuar për fatet e vendit dhe fatet e vendit në një sistem demokratik jetësohen përmes alternativës dhe mundësisë së zgjedhjes. Në momentin që mungon alternativa, nuk ekziston mundësia për të zgjedhur, procedura do të bëhet e pavlefshme” tha Nishani.

Të fundit